RRETH NESH
Zgjidhje inovative, Shërbim profesional, Vlerë maksimale
Strategji
Ne bashkëpunojmë me klientët në mënyrë strategjike për të kuptuar infrastrukturën dhe nevojat reale para se të rekomandojmë zgjidhjen më të mirë dhe inovative.
Vlera
Bazohemi mbi vlerën që i ofrojmë klientit. Çdo rekomandim i yni nuk merr për bazë çmimin, por vlerën që çdo zgjidhje e jona i shton biznesit të klientit.
Suport
Për të përfituar një gamë të gjerë zgjidhjesh kreative, bazuar në eksperiencat tona gjatë bashkëpunimit me biznese të fushave nga më të ndryshmet.
Konsulencë
Edhe nëse biznesi juaj ka staf IT të brendshëm, ju mund të përfitoni një perspektivë të jashtme mbi sigurinë informatike, zgjidhjet dhe risitë më të mira teknologjike!
Teknologjia e Informacionit.
Jetojmë në një kohë ku teknologjia ndryshon çdo ditë dhe mund të jetë e vështirë për një biznes të ndjekë gjithçka. Ne jemi këtu për ta bërë punën tuaj më të lehtë. Ofrojmë ndihmë me kompjuterat dhe shërbime IT për biznese të vogla dhe të mëdha. Mirëmbajmë kompjuterat dhe serverat, rregullojmë rrjetin, instalojmë pajisje dhe japim zgjidhje të thjeshta për problemet teknologjike të përditshme. Ne punojmë me përkushtim dhe përvojë, që ju të përqendroheni te puna juaj, pa u shqetësuar për teknologjinë.
SKUADRA
Partnerë
Projekte
Klientë të kënaqur
Takime
SHËRBIMET
Çfarë përfitojnë klientët nga ne:
Nuk mjaftohemi veç me riparimin e defekteve!
Mbajmë nën kontroll të vazhdueshëm çdo pajisje kompjuterike. Ju përfitoni minimizim të humbjes së kohës nga punonjësit tuaj për defektet informatike. Përdorim programe të posaçme me anë të të cilëve monitorojmë serverët dhe ndjekim vazhdimisht gjendjen e tyre. Në këtë mënyrë synojmë kapjen në kohën e duhur të defekteve dhe parandalimin e dëmeve madhore.
Virtualizim
Me eksperiencë disa vjeçare dhe njohuri të avancuara në strukturat e virtualizimit, ju ofrojmë mbështetjen tonë në krijimin e sistemeve komplekse të bazuar mbi servera virtualë, apo transferimin e infrastrukturave ekzistuese fizike, në virtuale. Kryesisht zgjidhjet tona bazohen mbi Vmware, Hyper-V, zgjidhje të ndryshme KVM në Linux, si dhe teknologji “Container” si LXC/LXD, Docker.
Projektim dhe realizim rrjetesh
Eksperienca jone në projektimin dhe realizimin e rrjeteve kompjuterike, fillon nga rrjetet e thjeshta të zyrave deri në rrjetet komplekse të fabrikave dhe hoteleve, që nga projekti, deri te implementimi dhe ndërlidhja kabllore, fibër optike dhe Wi-Fi.
Punë në distancë
Puna nga shtëpia po kthehet në një domosdoshmëri për çdo biznes. Ne ju ndihmojmë ta bëni këtë gjë në siguri të plotë dhe në mënyrën më optimale. Me sistemet tona VPN punonjësit tuaj do të jenë të lidhur në rrjetin e biznesit sikur të ishin në zyrën e tyre. Duke shfrytëzuar sisteme kriptimi me standardet me moderne, siguria e të dhënave është e garantuar.
Sisteme cloud
Teknologjia në Cloud është një benefit shumë i madh për bizneset. Lejon që infrastruktura e biznesit të jetë e aksesueshme kudo. Ne realizojmë sisteme cloud private(on premise), hibride si dhe totalisht online. Sisteme të sigurta, të dhëna të kriptuara sipas nevojave tuaja.
Siguri kibernetike
Siguria në botën e teknologjisë moderne është një nga aspektet më të rëndësishme të saj. Eksperienca jonë shumëvjeçare, na lejon të këshillojmë klientët për çdo gjë, duke nisur nga antivirusi, konfigurimet e parametrave të sigurisë për emailin e kompanisë, firewall, filtra, mbrojtje nga ransomware.
Sisteme për ruajtjen e të dhënave
Planifikojmë menaxhimin dhe ruajtjen e të dhënave tuaja si dhe krijimin e kopjeve të sigurisë në mënyrë që pyetja “Çfarë ndodh nëse më prishet kompjuteri?” të mos jetë më pjesë e mendimeve tuaja.